Botë

Dhjetëra persona trajtohen pas incidentit në Teksas

Foto: AP
 

Rrjedhja kimike në një park të ujërave në Hjuston u ka shkaktuar irritim lëkure dhe telashe me frymëmarrje dhjetëra qytetarëve.

29 persona janë dërguar në spitalet e zonës pas incidentit në Spring në rajonin e Harrisit në Teksas. Njoftimin e ka dhënë zyra lokale e policisë amerikane. 39 persona të tjerë kanë refuzuar që të trajtohen në spital pasi u janë kryer procedurat e dekontaminimit.