Botë

Rusia teston raketën supersonike

 

Ushtria ruse ka raportuar se ka kryer me sukses testin e raketës së re supersonike, Zirkon. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se raketa është lansuar nga fregata “Admirali Gorshkov” në Detin e Bardhë në veri të Rusisë. Ministria ka thënë se raketa ka qëlluar me sukses cakun prej rreth 350 kilometrash.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se raketa Zirkon do të mund të fluturojë nëntë herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe se ka rreze veprimi prej një mijë kilometrash. Testi i mëhershëm ishte kryer në tetor me rastin e ditëlindjes së presidentit Putin.