Rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kinë, mijëra lëshojnë shtëpitë

Rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kinë, mijëra lëshojnë shtëpitë
Ditë të tëra me reshje të dendura kanë shkaktuar përmbytje në provincën Henan të Kinës, me dëme të mëdha.
Të paktën 25 persona kanë vdekur, raporton The Guardian.
Rreth 200,000 njerëz janë evakuuar nëpër strehimore. Përmbytjet kanë vërshuar edhe sistemin e metrosë, ka shkatërruar rrugët, duke shkaktuar edhe një sërë dëmesh të tjera.
2/3: A woman rescued in flood waters in Zhengzhou, Henan (video from WeChat). pic.twitter.com/6fOblgl5OL
— Bill Birtles (@billbirtles) July 20, 2021
Autoritetet kanë thënë se 1.2 milionë njerëz janë të ndikuar nga përmbytjet.
Dhjetëra video nga zona të Kinës janë postuar në Twitter nga llogari të ndryshme, media e qytetarë.
This is currently the city of Zhengzhou in China. We are in a climate emergency. #ClimateActionNow #ClimateEmergency #China #Floods pic.twitter.com/7OdraXHcKK
— Kevin Mtai (@KevinKevinmtai) July 20, 2021
I know everyone hates Jeff Bezos, but we should probably be talking a little more about the flooding in China today pic.twitter.com/UYWkUmfyli
— Read Parable of the Sower by Octavia Butler (@JoshuaPotash) July 20, 2021
Dymbëdhjetë persona të vdekur nga vërshimet në Kinë
Reshjet masive të shiut në qendër të Kinës kanë shkaktuar nivele rekorde të vërshimeve, duke lënë 12 persona të vdekur dhe mbi 100.000 të evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Dhjetëra qytete në provincën Henan, duke përfshirë kryeqytetin e kësaj province, Zhengzhou, janë prekur nga vërshimet.
Pamjet që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale kanë shfaqur njerëzit të mbuluar në ujë deri në krahëror.
Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë të mërkurën se “parandalimi i vërshimeve ka qenë gjë shumë e vështirë” dhe “fazë kritike”.
Ai ka shtuar se vërshimet veçse kanë rezultuar “në humbje të jetëve dhe dëmtim të pronave” dhe ka udhëzuar të gjitha departamentit t’i japin prioritet “sigurisë së njerëzve dhe pronave të tyre”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua.
Provinca Henan, me rreth 94 milionë banorë, ka lëshuar alarmin më të lartë për të paralajmëruar qytetarët për motin.
Autoritetet lokale i kanë quajtur vërshimet “një në 100 vjet”.
Shiu ka nisur që të bie nga fundjava, ndërsa stuhitë janë rritur të martën.
Të martën vonë, Zhengzhou dhe vende tjera në provincën Henan, janë përballur me vërshime në rritje.
Fluturimet dhe udhëtimet me tren janë pezulluar në disa zona të kësaj province.
Rreth 700 pasagjerë në Zhengzhou besohet se janë bllokuar në tren për 40 orë, kanë raportuar mediat lokale.
Shiu është raportuar të ketë dëmtuar edhe një digë në qytetin Luoyang.
Ushtarët janë angazhuar në këtë hapësirë, mirëpo përmes një deklarate për media kanë bërë të ditur se diga “mund të shkatërrohet në çdo kohë”.
Henan është përballur me “rri të rrëmbyeshëm, por të rrallë” nga dita e shtunë, ka thënë autoriteti për motin në Kinë.
Zhengzhou ka raportuar 624 milimetra shi të martën, duke shënuar “rekorde historike”.
Autoritetet për motin kanë parashikuar se në disa pjesë të këtij rajoni do të vazhdojë të ketë shi dhe stuhi të fuqishme.
Sasia e shiut që ka rënë në tri ditët e fundit në Zhengzhou është raportuar të jetë e njëjtë me atë të një viti të plotë.
Shumë faktorë kanë kontribuar në vërshime, mirëpo ndryshimet klimatike është thënë se janë më të theksuarat. \REL
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Java e vështirë e Putinit përballë Perëndimit

Inflacioni në Eurozonë arrin shifër rekorde

Në Zvicër, çiftet e së njëjtës gjini zyrtarisht i japin fund beqarisë

Ukraina shpall fitoren në luftën për supë

Turizmi botëror nis ringjalljen
Koreja Veriore thotë se Covid-19 u përhap me “gjëra jashtëtokësorësh”

Kaos nëpër Evropë, punëtorët e aeroporteve duan paga më të larta

Papa: OKB-ja e pafuqishme t’i japë fund luftës në Ukrainë

Zelensky e quan akt terrori sulmin rus në Odesa

Rusia kërcënon ta mbyllë ambasadën në Bullgari

Britaniku i dënuar me vdekje nga Rusia apelon dënimin
