Botë

Mbi 4300 të vdekur nga “kërpudha e zezë” në Indi

 

​Më tepër se 4300 persona kanë vdekur në Indi nga sëmundja e njohur si “kërpudha e zezë”, në një epidemi që po i prek kryesisht pacientët që po e kalojnë COVID-19, raporton BBC.

India ka raportuar 45.374 raste me infeksionin e rrallë dhe të rrezikshëm, të quajtur mukormikozë, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya.