Botë

Protestat kundër varfërisë dhe pabarazisë rinisin në Kolumbi

Foto: AP
 

Protestat kundër varfërisë dhe pabarazisë kanë vazhduar edhe në Ditën e Pavarësisë së Kolumbisë.

Policia në Bogota ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit. Përplasjet e reja kanë nisur kur presidenti Ivan Duque prezantoi planin e taksave prej 4 miliardë dollarësh për programin social dhe shpenzimet e tjera në lidhje me pandeminë.