Botë

Qetësimi i erërave ndihmon shuarjen e zjarreve në Oregon

FOTO: AP
 

Shpejtësia e ulët e erërave dhe moti i mirë kanë ndihmuar që ekipet e zjarrfikësve t’i përdorin buldozerët dhe helikopterët për t’i shuar zjarret, që e kanë shkrumbuar jugun e Oregonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zjarri Bootleg është zgjeruar në 1 mijë e 616 kilometra katrorë. Autoritetet kanë thënë se erërat e lehta dhe niveli i lartë i lagështisë e kanë lehtësuar punën e zjarrfikësve në dy ditët e fundit.