Botë

37 raste me koronavirus të shtunën në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim
 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 37 raste të reja me koronavirus të shtunën, duke çuar në 156.054 numrin total të rasteve pozitive. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë, derisa në total janë 150.273 të shëruar.

MSH-ja bën të ditur se nuk është regjistruar asnjë rast i të vdekurve nga COVID-19 gjatë 24 orëve, derisa numri i rasteve aktive është 292.