Botë

Pesë të vdekur nga koronavirusi në Serbi të shtunën

Foto: AP
 

Serbia ka regjistruar pesë të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se të shtunën janë evidentuar 249 raste pozitive me COVID-19, derisa 327 pacientë janë të hospitalizuar.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë infektuar me koronavirus 719.913 persona, derisa kanë vdekur 7.103 pacientë.