Botë

Kilianët akuzojnë qeverinë për diskriminim me lejen e veçantë

FOTO: AP
 

Një protestë tjetër është mbajtur në Kili. Mijëra njerëz kanë protestuar kundër vaksinimit, duke e akuzuar qeverinë për diskriminim dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Kilianët protestues janë ankuar se qeveria po trajton njerëzit si qytetarë të klasës së dytë me masat e saj pandemike. Protestuesit kanë thënë se janë shkelur të drejtat e tyre nga e ashtuquajtura leja e lëvizjes që lëshohet nga autoritetet për njerëzit e vaksinuar. Me këtë leje, njerëzit e vaksinuar mund të darkojnë brenda restoranteve dhe të marrin pjesë në tubime të mëdha.