Botë

Izraelitët kundërshtojnë kërkesën e kryeministrit Bennett për t’u vaksinuar

Foto: AP
 

Qindra izraelitë kanë kundërshtuar thirrjen e kryeministrit Naftali Bennett që të gjithë njerëzit të vaksinohen kundër koronavirusit. Protesta e refuzuesve të vaksinave është organizuar të shtunën në mbrëmje ndaj ftesës së kryeministrit që të pavaksinuarit të marrin dozat e vaksinave.

Madje, sipas tij, ata që nuk vaksinohen nuk do të mund të marrin pjesë në tubime publike. Kërkesa e kryeministrit izraelit është bërë në kohën ka një ngritje të madhe të rasteve të reja. Shumica e këtyre rasteve janë me variantin delta. Sipas autoriteteve izraelite varianti është përhapur edhe në mesin e të vaksinuarve.