Botë

113 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në perëndim të Indisë

Foto: AP
 

Rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet nga sezoni i shirave kanë lënë të vdekur 113 njerëz në perëndim të Indisë. Autoritet indiane kanë bërë të ditur se 100 persona tjerë llogariten të zhdukur.

Qeveria ka thënë se 130 mijë persona janë shpëtuar në 900 fshatra të përmbytura.