Botë

Reshjet e shiut shkaktojnë sërish përmbytje në Belgjikë

 

Pas katastrofës së përmbytjes në Belgjikë javën e kaluar, qytetet si Namur dhe Dinant në juglindje të vendit përsëri u goditën nga përmbytjet.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme, përmbytje ndodhën në disa rrugë në qytetin Namur në mbrëmje. Shumë shtëpi dhe bodrume u përmbytën.