Botë

Liderët e vendeve evropiane “në hall” me qytetarët e pavaksinuar

Foto: AP
 

Derisa ritmi i vaksinimit kundër koronavirusit në Evropë ka treguar shenja ngadalësimi, liderët e vendeve po përdorin forma të ndryshme të bindjes që qytetarëve për t’u vaksinuar.

Pagesat me para, turnet falas në stadiume futbolli e deri te mishi i pjekur falas, janë disa nga “shpërblimet” që autoritetet e vendeve po u japin qytetarëve të tyre për vaksinim. Varianti Delta po përhapet në tërë kontinentin, me ç’rast vendet po rrezikohen nga një izolim i radhës, që mund të bëhet në një valë të re të COVID-19. Për këtë, disa udhëheqës kanë nxjerr “shkopinjtë”, raporton CNN.