2 perditesime
13:35

Raportohet për një viktimë pas shpërthimit në Gjermani

Një person është raportuar i vdekur, sipas televizionit Welt, si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkusen.

Kompania menaxhuese, Currenta, ka thënë se pesë punëtorë janë të zhdukur dhe dhjetëra janë plagosur, disa prej tyre rëndë, si pasojë e shpërthimit.

Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Parku industrial Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess.

Currenta ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat.

Sipas saj, zjarri tashmë është shuar.

Ende askush nuk e di çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë tym i madh duke dalë nga zona kimike.

Policia në qytetin e afërt, Koeln, ka thënë në Twitter, se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkuzen, për shkak të “dëmit të madh”.

Banorët kanë thënë se zhurma është dëgjuar nga distanca dhe se disa dritare kanë kërcitur nga shpërthimi i fuqishëm. \Rel

12:14

Shpërthimi në Leverkusen, raportohet për disa të plagosur

Një shpërthim i madh ka tronditur sot qytetin gjerman Leverkusen.

Shpërthimi ndodhi në parkun industrial të kompanive të kimikateve Chempark, ku digjen mbeturinat, ka njoftuar Reuters.

Është raportuar për disa të lënduar, ndërkohë Policia gjermane ka mbyllur disa autostrada.

Agjencia e mbrojtjes civile gjermane paralajmëroi banorët në zonën e "rrezikut ekstrem" se duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të mbajnë dyert e dritaret të mbyllura.

 

 

 

11:59

Shpërthim i madh në Leverkusen, retë helmuese mbulojnë qytetin

Një shpërthim i madh ka goditur një rajon të qytetit gjerman Leverkusen, ku ndodhet edhe koncerni kimik Bayer.

Policia gjermane ka njoftuar për të plagosur, por nuk ka qenë në gjendje të ofrojë shifra tash për tash, përcjell agjencia Hina. Sipas mediave, tash për tash janë dy të plagosur e pesë të zhdukur.

Tymi i zi nga shpërthimi ka mbuluar një pjesë të madhe të rajonit, ndërkohë vlerësohet i dëmshëm për shëndetin.