Botë

39 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut të martën

Foto: Ilustrim
 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 39 raste pozitive me koronavirus të martën, nga 3.839 testimet e kryera.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 150.307. MSH-ja njofton tutje se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë person i vdekur nga COVID-10, derisa nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 5.491 persona.