Botë

Mbi 70 për qind e të rriturve në BE janë imunizuar me dozë të parë

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, teksa 57 për qind prej tyre janë imunizuar plotësisht.

Ajo ka bërë të ditur se blloku i ka mbajtur fjalët e veta. Bashkimi Evropian e kishte caktuar fundin e korrikut si afat për vaksinimin e 70 për qind të popullatës mbi tetëmbëdhjetë vjeç. Këto të dhëna e kanë vënë Bashkimin Evropian në mesin e liderëve botërorë të vaksinimit. Duke folur në Bruksel, Von der Leyen e ka cilësuar si shumë të suksesshëm vaksinimin përbrenda vendeve të bllokut.