Botë

Irani raporton për arrestimin e agjentëve të Mossadit

 

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se autoritetet kanë arrestuar pjesëtarë të një grupi të lidhur me agjencinë izraelite të Inteligjencës, Mossad.

Raporti televiziv ka specifikuar se “një rrjet i agjentëve të spiunazhit, me sasi të mëdha armësh dhe municioni” është arrestuar pas depërtimit në Iran, nëpërmjet kufirit perëndimor të vendit.