Botë

Bideni akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet për Kongres që mbahen më 2022

 

Rusia tashmë po ndërhyn në zgjedhjet për Kongres të vitit të ardhshëm në SHBA, tha presidenti Joe Biden, të martën në një fjalim në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI).

Duke iu referuar raportit sekret të ditës të përgatitur nga komuniteti i inteligjencës për të, Biden tha: "Shikoni se çfarë po bën tashmë Rusia në lidhje me zgjedhjet e vitit 2022 dhe dezinformimin."