Botë

Vapa në Evropën Juglindore mes më të rëndave ndër dekada

Foto: AP
 

Temperaturat janë ngritur deri në mbi 40 gradë celsius në disa pjesë të Greqisë dhe nëpër pjesën më të madhe të rajonit. Ekspertët e motit në Athinë kanë thënë se presin që vala e të nxehtit të zgjasë deri javën e ardhshme, duke gjeneruar kushtet më të rënda atmosferike të regjistruara në vend që prej mesit të viteve ’80

Një valë e vapës së padurueshme ka mbërthyer të enjten Evropën Juglindore, duke i intensifikuar zjarret dhe duke i detyruar qytetarët që të vërshojnë brigjet detare, shatërvanët publikë dhe lokalet me kondicioner ajri për të gjetur freskim.

Temperaturat janë ngritur deri në mbi 40 gradë celsius në disa pjesë të Greqisë dhe nëpër pjesën më të madhe të rajonit. Ekspertët e motit në Athinë kanë thënë se presin që vala e të nxehtit të zgjasë deri javën e ardhshme, duke gjeneruar kushtet më të rënda atmosferike të regjistruara në vend që prej mesit të viteve ’80.