Botë

Qindra hektarë të djegur në Itali, Sardenja në gjendje emergjente

Foto: AP/Ilustrim
 

Zjarret shkatërruese janë përhapur në pjesë të Evropës jugore, duke shpërthyer në zonat spanjolle dhe greke. Kjo ka detyruar që rreth 1.000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në ishullin italian të Sardenjës. Qeveria lokale e Sardenjës ka shpallur gjendjen emergjente të dielën, për shkak të "katastrofës pa përparësi".

"Ende nuk është e mundur të vlerësohen dëmet e shkaktuara nga zjarret që janë ende duke vazhduar në zonën e Oristanos", deklaroi udhëheqësi i zonës, Christian Solinas.