Botë

Gjenden mbetje mortore të alpinistes britanike

 

Mbetjet njerëzore të gjetura në malet e Pirenjeve, thuhet se janë të alpinistes Esther Dingley, e cila për herë të fundit ishte parë më 22 nëntor 2020. Autoritetet që përfaqësuan familjen e saj, thanë se një kockë e gjetur javën e kaluar përputhej me ADN-n e britanikes 37-vjeçare.

Nëna e saj Ria Bryant dhe i dashuri Dan Colegate deklaruan se ishin të shqetësuar me zhdukjen e saj, raporton BBC.