Botë

Disa zona të Turqisë ende nën flakë, katër viktima

Foto: AP
 

Zjarret vdekjeprurëse janë duke vijuar në Turqi, ku deri më tani është raportuar për katër persona të vdekur dhe qindra të lënduar. Autoritetet kanë njoftuar se 51 nga 71 vatrat e zjarrit janë shuar, derisa po vazhdohet t'u dilet në ndihmë banorëve të zonës. Zjarret kanë shpërthyer në provincat e brigjet të Egjeut dhe Mesdheut në Turqi, si dhe në zonat e brendshme.

Aktualisht, 14 zona janë nën flakë, derisa avionë nga Rusia dhe Ukraina i kanë dalë në ndihmë forcave turke në shuarjen e zjarreve. Pritet që të bashkohet edhe Azerbejxhani, raporton Reuters.