Botë

Francë, vazhdojnë protestat kundër vaksinimit të detyruar ndaj COVID-19

 

Në Francë qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar vaksinimin e detyruar kundër COVID-19 për disa profesione dhe për aplikimin e licencës shëndetësore COVID-19.

Qindra mijëra njerëz në 250 pika të vendit, veçanërisht në kryeqytetin Paris, mbushën sheshet për të shtunën e tretë radhazi për të protestuar ndaj politikave të qeverisë për të luftuar COVID-19.