Botë

Putin telefonon Erdoganin, i dërgon ndihma për shuarjen e zjarreve në Turqi

 

Rusia ka dërguar pesë avionë Il-76 dhe tre helikopterë Mi-8 për të ndihmuar Turqinë në luftën me zjarret që kanë shkatërruar jugun e vendit, sipas një deklaratë të qeverisë turke.

Presidenti Vladimir Putin gjatë një bisedë telefonike më presidentin turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se Moska do të ndihmojë Ankaranë në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi.