Botë

Kamboxhia vaksinon fëmijët prej moshës 12-vjeçare

 

Qindra kamboxhianë të mitur janë përballur me luftimin e frikës ndaj vaksinave kur ka nisur fushata kombëtare e vaksinimit të të miturve kundër koronavirusit.

Në një spital në kryeqytet, fëmijët janë ulur të presin në radhë që të vaksinohen me vaksinën Sinovaks, derisa prindërit kanë shikuar nga afërsia. Vendi synon të vaksinojë dy milionë fëmijë prej 12 deri në 17 vjeç deri në nëntor të këtij viti.