Botë

Qyteti i vogël britanik që frymëzoi Lojërat moderne Olimpike

 

Një qytet në dukje i vogël britanik ngërthen në vete një histori të artë sportive. Lojërat Olimpike të Wenlockut, të mbajtura për herë të parë më 1850, kanë ndihmuar që t’u vihen themelet Lojërave të sotme Olimpike.

I frymëzuar nga grekët antikë, mjeku i qytetit William Penny Brookes e kishte nisur punën në shekullin e 19-të, me qëllim që t’i trimëronte njerëzit të merren me aktivitete fizike.