Botë

Ushtarët-fëmijë, pjesë e sulmeve xhihadiste në ngritje

Grupet e ndihmës po shohin përherë e më shumë luftëtarë xhihadistë përgjatë postblloqeve në Sahel – rajon i trazuar që përshkon edhe Burkina Fason, por zgjatet përgjatë kontinentit afrikan në jug të Saharasë

Të zgjuar nga krismat e natës, banorët e Solhanit u tronditën kur panë se kush ishte në mesin e sulmuesve të rajonit të Burkina Fasos, Sahel: Fëmijët.

 

“Gjendja e fëmijëve në Burkina Faso nuk po përmirësohet fare. Po përkeqësohet shpejt e shpejt. Andaj kjo gjendje përbën thirrje për partnerët tanë që të punojnë me ne për të përkrahur qeverinë për të siguruar parandalimin e rekrutimit dhe kur ne ia dalim ta parandalojmë, atëherë do të jemi këtu për fëmijët dhe për mbrojtjen e tyre”, ka thënë Sandra Lattouf, përfaqësuese e Fondit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (Unicef) në Burkina Faso

Të zgjuar nga krismat e natës, banorët e Solhanit u tronditën kur panë se kush ishte në mesin e sulmuesve të rajonit të Burkina Fasos, Sahel: Fëmijët.

Rreth 160 persona mbetën të vrarë në qershor gjatë sulmit më të përgjakshëm prej se shteti i Afrikës Perëndimore ra në duar të luftëtarëve të lidhur me “Al-Qaedan” dhe “Shtetin Islamik”, pesë vjet më parë.