Botë

Zjarrvënia në një qendër vaksinimi në Poloni cilësohet si “akt terrori”

Foto: Ilustrim
 

Qeveria në Poloni e ka cilësuar si “akt të terrorit” rastin e zjarrvënies në një qendër të vaksinimit kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Adam Niezhielski, gjatë vizitës në qendrën e djegur të qytetit Zamosc, e ka përshkruar rastin si “akt kundër shtetit polak”. Incidenti ka ndodhur në orët e hershme të së hënës.