Botë

Kina ndërmerr testime masive në Wuhan pas përhapjes së COVID-it

Foto: AP
 

Kina ka anuluar fluturimet dhe linjat e trenave, duke ndërprerë përkohësisht edhe ndeshjet e ligës së basketbollit në Vuhan për të nisur testimet masive për koronavirus pas përhapjes së madhe të infektimeve me COVID-19.

Autoritetet kanë njoftuar për përhapje të madhe të variantit Delta të koronavirusit në qytetin, prej ku në fund të vitit 2019 nisi përhapja e pandemisë.