Botë

Zjarret kaplojnë resorin bregdetar kroat, Trogir

 

Zjarrfikësit në Kroaci kanë luftuar për të dytën ditë radhazi të martën kundër vatrës së zjarrit që ka mbërthyer zonat afër resorit bregdetar të Trogirit.

Flakët kanë shpërthyer gjatë së hënës dhe kanë vazhduar të digjen furishëm gjatë tërë ditës së martë, duke i rrezikuar shtëpitë, si dhe furnizimin lokal me rrymë.