Botë

Izraeli rivendos disa masa të kufizimit kundër pandemisë

Foto: AP
 

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha të mërkurën (4 gusht) se fushata e vaksinimit dhe vendosja e kufizimeve mund ta kursejnë vendin nga një izolim tjetër i përgjithshëm, pavarësisht se rastet e reja me COVID-19 po rriten.

"Qëllimi ynë është që Izraelin ta mbajmë të hapur, mirëpo të mos arrijmë në një situatë të mbushjes së spitaleve", tha ai gjatë një vizite në një qendër të re vaksinimi në Jerusalem."Për të parandaluar kufizimet më të ashpra, ne do të vaksinohemi, do të veshim maska dhe do të mbajmë distancën".