Botë

Ebrahim Raisi betohet si president i ri i Iranit

Foto: AP
 

Konservatori iranian dhe ish-kryegjykatësi Ebrahim Raeisi u betua si president i ri i Iranit në prani të personaliteteve të larta të huaja.

Raisi, i cili arriti një fitore të lartë në zgjedhjet presidenciale të qershorit, që u shënuan me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në historinë e Iranit, u betua para shefit të drejtësisë Mohsen Eje'i në parlament.