Botë

Afrika shënon rekord të vdekjeve nga COVID-19

 

Afrika ka shënuar një rekord të ri në baza javore sa i përket vdekjeve nga COVID-19 javën e kaluar, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH-ja ka thënë se nga 26 korriku deri më 1 gusht në kontinentin afrikan kanë vdekur mbi 6.400 persona nga koronavirusi. Në baza javore, kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë që nga shpërthimi i pandemisë.