Botë

Kapet në Brazil mbi 1 ton kokainë e paketuar në 24 valixhe në një aeroplan privat

 

Agjentët brazilianë kanë konfiskuar më shumë se një ton kokainë të paketuar në 24 valixhe në një avion privat, pak momente para se aeroplani të nisej për në Belgjikë.

Policia Federale ka zbuluar krimin në Aeroportin Ndërkombëtar të Foralezas në Fortaleza, të mërkurën në mëngjes.