Botë

Flakët shkaktojnë vdekjen e së paku 65 personave në Algjeri

Foto: AP
 

Së paku 65 persona, 28 prej të cilëve ushtarë, kanë mbetur të vdekur si pasojë e zjarreve të fuqishme që shkatërruan zonat malore dhe fshatrat në lindje të kryeqytetit të Algjerisë. Presidenti Abdelmadjid Tebboune shkroi në Twitter se ushtarët ishin “dëshmorë” që shpëtuan 100 jetë njerëzish nga zjarret që shpërthyen në dy zona të Kabyletit, rajon ky që konsiderohet si vatra e popullsisë berbere të shtetit të Afrikës së Veriut.

Njëmbëdhjetë ushtarë të tjerë kanë pësuar djegie gjatë betejës kundër flakëve, ndërkaq Ministria algjeriane e Mbrojtjes ka raportuar se gjendja e katër prej tyre është e rëndë. Kryeministrja Aïmene Benabderrahmane më vonë ka thënë se 17 civilë kishin humbur jetën. Rajoni malor i Kabyles, në lindje të kryeqytetit Algjer, është i rrethuar me fshatra vështirë të qasshme, në atë që e ndërlikon operacionin për shuarjen e flakëve. Algjeria është ballafaquar ditëve të fundit me temperatura ekstrem të larta që kanë shkaktuar probleme në furnizimin me ujë.