Botë

Irani regjistron një të vdekur në çdo dy minuta nga koronavirusi

Foto: AP
 

Çdo dy minuta një person vdes nga koronavirusi në Iran, kanë bërë të ditur autoritetet iraniane. Vendi regjistroi ditë më parë 588 të vdekur nga koronavirusi, derisa qeveria është ankuar për mosrespektim të masave anti-COVID dhe mungesë të shtretërve të lirë nëpër spitale.

“Çdo dy sekonda një person infektohet në Iran me COVID-19 dhe pothuajse çdo dy minuta vdes një person”, ka raportuar televizioni shtetëror.