Botë

Mijëra peruanë protestojnë kundër presidentit Castillo

Foto: AP/Ilustrim
 

Një marsh opozitar është organizuar në qendër të Limës para komandës së përbashkët të Forcave të Armatosura, duke bërë thirrje për ndërhyrjen e Ushtrisë kundër presidentit të porsazgjedhur të Perusë, Pedro Castillo. Protestuesit kanë valuar një flamur të madh peruan dhe kanë mbajtur pankarte me slogane si “Po demokracisë, jo komunizmit”.

Pas zgjedhjes së Castillos president të Perusë, shumëkush në vend ka shprehur pakënaqësinë dhe kritikët druajnë se Qeveria e tij majtiste rrezikon ta shpjerë vendin drejt politikave komuniste si në Venezuelë.