Botë

Ekspertët australianë të shqetësuar për përhapjen e Deltas mes fëmijëve, në mungesë të vaksinës

Foto: AP
 

Në mungesë të një vaksine të miratuar kundër COVID-19 për fëmijët, ekspertët mjekësorë kanë shprehur drojën për përhapjen e vazhdueshme të variantit Delta të koronavirusit mes të rinjve në Uellsin e Ri Jugor dhe Victoria të Australisë.

Ata kanë bërë të ditur se 45 për qind e të gjitha rasteve aktive në Melburn tani janë fëmijë dhe adoleshentë.