Botë

Qindra burra në Pakistan po hetohen për sulmin seksual ndaj një gruaje

Foto: AP
 

Policia në Pakistan ka hapur raste kundër qindra burrave të paidentifikuar pasi një grua e re u sulmua seksualisht dhe u ndoq nga një turmë prej më shumë se 400 burrash në një park në Lahore ndërsa po bënte një video në TikTok.

Sulmi tronditës u kap në disa video të cilat u bënë virale dhe që tregonin se turma po përulte gruan kur ajo ishte në parkun “Greater Iqbal” duke bërë një video në TikTok me miqtë e saj. Në mes të ditës, burrat e morën gruan dhe e hodhën mes tyre, duke ia shqyer rrobat dhe duke e sulmuar dhe goditur.