1 perditesime
Botë

Dorëzohet burri që ngriti alarmin për bombë afër Capitolit

Dorëzohet burri që ngriti alarmin për bombë afër Capitolit
Foto: AP
20:57

Dorëzohet burri që ngriti alarmin për bombë afër Capitolit

Burri që pretendoi se kishte një bombë në kamionçinën e tij afër Capitolit në Washington, është dorëzuar tek forcat e rendit.

Burri, i identifikuar si Floyd Ray Roseberry, 49-vjeç, nga Karolina Veriore, doli nga automjeti i tij dhe u dërgua në paraburgim, raporton AP.

Ai kishte ndaluar jashtë bibliotekës në mëngjes dhe i ka thënë policisë se ka një bombë në kamionçinën e tij. Një polic pa atë që dukej si shpërthyes në dorën e tij.

Burri kishte negociuar me policinë gjatë gjithë kohës sa qëndroi aty, për rreth pesë orë.

18:30

Alarm për bombë afër Capitolit

Policia po heton një “kërcënim për bombë të aktivizuar” afër Capitolit në Washington.

Policia tha se po negocionte me shoferin e një automjeti të dyshimtë pranë Bibliotekës së Kongresit, përballë ndërtesës së Capitolit dhe Gjykatës Supreme. Motivet e shoferit mbeten të panjohura, raporton AP.

Një burrë ulur në një kamionçinë jashtë Bibliotekës së Kongresit në Washington, i ka thënë policisë se ka një bombë, duke nxitur përgjigje të shpejtë dhe në masë të forcave të rendit dhe ligjit.

Kamioni nuk kishte tabelë dhe kur forcat e rendit e vërejtën në mëngjes, autoritetet raportuan për një kërcënim të mundshëm me bombë. Hetuesit u përpoqën të përcaktojnë nëse burri po mbante shpërthyes në dorë. Ata po komunikonin me të, ndërsa ai u shkroi shënime dhe ua tregoi policëve prej brenda kamionit, kanë thënë dëshmitarë.

Policia dërgoi snajperistë përreth Capitolit dhe Gjykatës Supreme dhe evakuoi disa ndërtesa. Zona është bllokuar nga vetura të policisë dhe barrikada, ashtu si kamionë të zjarrfikësve dhe ambulanca janë vendosur pranë.