Botë

Navalny shkruan nga burgu, pritet ta zemërojë Kremlinin

 

Lideri opozitar rus Alexei Navalny, në një shkrim nga burgu, u ka bërë thirrje politikanëve të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër korrupsionit botëror dhe të nxisin sanksione personale kundër oligarkëve “në shoqëri të Vladimir Putinit”.

Duke shkruar për “Guardianin” para përvjetorit të parë të helmimit të tij të 20 gushtit të vitit të shkuar, Navalny u ka kërkuar liderëve perëndimorë të mos e lënë prapa atë që e cilëson si “çështje dredharake”. Ai thotë se iu sigurua mbijetesa vetëm për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit brenda agjencisë ruse të spiunimit.