Botë

Trafikuesit po marrin deri 700 mijë funte për një kalim të Kanalit Anglez me imigrantë

Foto: Steve Finn Photography
 

Trafikuesit po marrin deri në 700 mijë funte (815 mijë euro) për kalimin e Kanalit Anglez, është zbuluar, pasi ditës rekorde kur në Kent të Britanisë zbarkuan 800 imigrantë, raporton “Daily Mail”.

Trafikuesit e qenieve njerëzore po mbushin anijet me 30-40 persona, nganjëherë dhe më tepër, duke u kërkuar deri në 20 mijë funte (23.3 mijë euro) për kokë.