Botë

Merkel: Po negociojmë me talebanët për të vazhduar evakuimin

Foto: AP
 

Kancelarja gjermane, Angela Merke,l ka deklaruar të enjten se ata që nuk kanë arritur ende të evakuohen nga Kabuli, nuk do të harrohen, duke shtuar se Ministria e Jashtme gjermane është ende duke negociuar me talebanët. 

“Ne e dimë se dritarja e mundësisë është duke u mbyllur. Dhjetëra mijëra njerëz tashmë janë shpëtuar por dua të them sot sërish: nuk do t’i harrojmë ata njerëz që nuk arritën të shpëtoheshin nga ura ajrore. Ne do të bëjmë çdo gjë për të mundësuar evakuimin e tyre”, ka thënë Merkel.