Një nxënës i plagosur në shkollën e mesme në Karolinën e Veriut

Një nxënës i plagosur në shkollën e mesme në Karolinën e Veriut
Një nxënës është plagosur nga të shtënat në shkollën e mesme në Winston-Salem të Karolinës së Veriut, ndërsa autoritetet po “kërkojnë të dyshuarin”.
Nxënësi i plagosur u dërgua në spital për trajtim, kurse të tjerët janë të gjithë të sigurt.
Shkolla u mbyll pas të shtënës, ka konfirmuar policia. Detaje të tjera nuk janë dhënë.
Një nxënës i ka thënë CNN-it se shkolla u mbyll pas një lajmërimi përmes zërimit në shkollë. 10 minuta më vonë, policia e armatosur hyri brenda duke bërtitur, “Policia, ngrini duart lartë”.
Të shtëna në një shkollë të mesme në Karolinën Veriore
Një shkollë e mesme në Karolinën Veriore është mbyllur pasi u raportua se pati të shtëna brenda saj, ka thënë policia.
Të shtënat u dëgjuan në shkollën “Mount Tabor” në Winston-Salem, shkruan CNN.
“Ne kemi siguruar kampusin dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur që t’i mbajmë nxënësit të sigurt”, shkroi policia. “Po hetojmë se çfarë ndodhi dhe do të ndajmë informacionet kur t’i kemi”.
Pasi të shtënës, nxënësit u transportuan diku tjetër. Menjëherë u panë një numër automjetesh të forcave të sigurisë në të dyja anët e një rruge afër shkollës.
© KOHA.

Çekia kritikon Hungarinë për qëndrimin e saj ndaj Rusisë

Sulmet në Chernihiv lënë disa të vdekur dhe shumë të plagosur

Rusia pretendon se ka sulmuar një dërgesë me armë nga SHBA-ja e Evropa

Shumica e rusëve të vrarë janë të rinj, të varfër e të pakicave etnike

Lavrov: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk përbën shumë ndryshim

Raketat ruse godasin infrastrukturën hekurudhore në Lviv

Këshilli Evropian e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Finlandës e Suedisë në NATO

Japonia pritet të rihapet për turistë për herë të parë që nga viti 2020

Ushtria ukrainase po përparon në verilindje të Kharkivit

Serbia i lidh alarmet e rrejshme për bomba me mossanksionimin e Rusisë

Debakli i radhës i Putinit
