Botë

Britania paralajmëron vazhdimin e evakuimeve në Afganistan

Foto: AP
 

Fluturimet e evakuimeve nga Afganistani mund të vazhdojnë “në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, pas bisedimeve me liderët në Katar.

Raab po qëndron në Arabinë Saudite për të diskutuar lejimin e më shumë qytetarëve të nacionalitetit britanik dhe aleatëve afganë që të largohen nga Afganistani.