Botë

Përplaset treni me një minibus në Turqi, vdiqën katër njerëz

 

Katër persona vdiqën në një përplasje mes një treni mallrash dhe një minibusi në veriperëndim të Turqisë. U lënduan tetë të tjerë, njoftoi agjencia turke e lajmeve Demiroren.

Përplasja në një vendkalim hekurudhor në Ergene, përfshiu një minibus që transportonte punëtorë të fabrikës dhe një tren që shkonte në Cerkezkoy.