Botë

Britania nuk ka shtëpi për afganët, vazhdojnë qëndrimin në hotele

 

Të evakuuarit afganë në Britaninë e Madhe po përballen me paqartësi se ku do të jetojnë pas largimit nga shteti. Përgjegjësit për evakuimin e tyre, kanë thënë se afganët ende janë duke qëndruar në hotele, ani pse ka përfunduar periudha e karantinimit të tyre për COVID-19.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se ka shumë paqartësi rreth strehimit të afganëve.