Botë

Militantët “ëmbëlsojnë” ikjen e palestinezëve nga burgu izraelit

 

Forcat izraelite kanë nisur të hënën një aksion të madh për kapjen e gjashtë të burgosurve palestinezë, të cilët gjatë natës ia dolën të arratiseshin nga një burg i sigurisë së lartë në Bregun Perëndimor.

Zyrtarët kanë thënë se kanë ngritur postblloqe dhe se po kryhen patrulla në krejt rrethinën. Rrallëherë, palestinezët e burgosur ia dalin të arratisen nga burgjet izraelite.