Botë

Si i iku FBI-së nga duart “koka” e sulmeve të 11 shtatorit?

"Ai ishte njeriu im”.

 

“Personi i akuzuar për orkestrimin e komplotit shkatërrues për t’i fluturuar aeroplanët e rrëmbyer të pasagjerëve në monumentet amerikane 20 vjet më parë është burgosur në pritje të gjykimit. Por a mund të ishte ndalur ai vite më parë?” – shtron dilemën televizioni britanik BBC në shkrimin e gjatë për terroristin e famshëm

"Ai ishte njeriu im”.

Frank Pellegrino ishte ulur në një dhomë hoteli në Malajzi kur pa fotografitë televizive të avionëve që u përplasën në Kullat Binjake. Gjëja e parë që ai mendoi ishte: "Oh Zoti im, duhet të jetë Khalid Sheikh Mohammed."