Botë

Në Japoni arrin shifra e të vaksinuarve mbi 50 për qind, mund të lehtësohen masat në nëntor

Foto: AP
 

Qeveria e Japonisë ka thënë se mbi 50 për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, raporton agjencia AP.

Japonia ka nisur vaksinimin në mesin e shkurtit, muaj prapa shteteve të pasura, për shkak të procesit të gjatë të aprovimit. Vaksinimi i pacientëve të moshuar, që nisi në shkurt po ashtu u ngadalësua nga mungesa e vaksinave, por rritmi është rritur në fund të majit dhe që atëherë është arritur synimi i administrimit të 1 milion dozave në ditë.